Republika e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës


ePjesëmarrja është platformë gjithëpërfshirëse e cila synon të angazhojë qytetarët në vendimmarrje dhe ju ofron çasje në shërbime publike, duke shqyrtuar çështjet e dërguara tek Anëtarët e Kuvendit, duke ndjekur aktivitetet e Kuvendit dhe duke dorëzuar drejtpërdrejt formularët elektronik.

Kjo platformë përbëhet nga tre kategori të listuara në faqën kryesore:

  • Ballina;
  • Agjenda;
  • Vizitoni & Merrni pjesë.

     Butoni i Ballinës drejton qytetarët në faqen kryesore të kësaj platforme ku ata mund t'i drejtojnë një çështje një anëtari përkatës të Kuvendit, ose institucionit të Kuvendit në tërësi, ku një anëtar përkatës i Kuvendit do t'i përgjigjet secilës çështje përkatësisht. Gjatë navigimit në faqen kryesore, qytetarët mund të adresojnë një çështje duke përdorur formularin duke shkruar së pari një titull të çështjes pastaj duke përshkruar çështjen duke përfshirë sa më shumë detaje të nevojshme. Kur lëvizin poshtë, qytetarët mund të shohin çështjet e renditura nga botimet më të fundit në krye. Qytetarët mund të shtypin butonin më shumë për të parë çështjen dhe përgjigjen ndaj kësaj çështje. Nëse një përdorues i një pale të tretë dëshiron të shohë çështjet e paraqitura në platformë për të kontrolluar se si janë adresuar, ata mund të përdorin pjesën e fjalëve kyçe, duke zgjedhur një fjalë kyçe dhe duke paraqitur, në mënyrë që të shfaqet çështja që përmban atë fjalë kyçe.

     Butoni i Agjendës drejton qytetarët në faqen që përmban agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qytetarët mund të aplikojnë për të qenë pjesë e çdo ngjarjeje të shfaqur në kalendar duke zgjedhur ngjarjen dhe duke shtypur pjesëmarrjen. Në mënyrë që të marrin pjesë në ngjarje, qytetarët duhet së pari të aplikojnë duke plotësuar informacionin e kërkuar. Sapo të paraqitet kërkesa e tyre, stafi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të merret me kërkesat dhe do t'i njoftojë ata me një përgjigje

     Buttoni Vizitoni & Merr Pjesë drejton qytetarët në faqen ku ata mund të kërkojnë të marrin pjesë në një mbledhje plenare ose thjesht të bëjnë një vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për ta bërë këtë, qytetarët duhet së pari të plotësojnë formularin në faqe dhe një pikë kontakti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të trajtojë kërkesat e tyre dhe do t'i njoftojë ato me email.




Dokumente të rëndësishme:



;